Ambasada amerikane reagon ndaj sulmit të Avdullah Hotit me vezë

Ambasada amerikane reagon ndaj sulmit të Avdullah Hotit me vezë

Aktuale February 24, 2020 - 19:25

Ambasada amerikane e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit me vezë të bërë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dy ditë më parë.

Reagimin e ka bërë përmes një shkrimi në “twitter”, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili u shpreh se kjo nuk është shaka, dhe se këto veprime dëmtojnë reputacionin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

“Nuk duhet të ketë vend në sistemin demokratik të Kosovës për dhunë, nëse arma e zgjedhjes është armë, gaz ose vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë duhet të konsiderojnë dëmtimin e reputacionit të Kosovës.” ata na e bënë këtë “nuk është justifikim. Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin.”