Ministrja Haxhiu paralajmëron përmbaruesit dhe noterët

Ministrja Haxhiu paralajmëron përmbaruesit dhe noterët

Aktuale February 23, 2020 - 14:25

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kanë për obligim të mbikqyrin punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve.

“Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë”.

“I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën”.

“Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.