Qentë bëjnë qejf në spitalin e Podujevës

Qentë bëjnë qejf në spitalin e Podujevës

Aktuale February 23, 2020 - 14:20

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku në objektin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shihen disa qenë.

Videoja ka marrë mijëra komente dhe shpërndarje nga qytetarët, të cilët e kanë kritikuar qeverisjen e kryetarit të deritanishëm të Podujevës, Agim Veliun

Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV’së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.

Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF’së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush.

 

Arritjet e LDK-së në sferen e shëndetësisë në Podujevë (VIDEO +18) 22.02.2020

Posted by Mentor Llugaliu on Sunday, February 23, 2020