Haki Abazi ‘godet’ Vlora Çitakun: Ambasada jonë në SHBA i ka shërbyer më shumë Presidentit se Kosovës

Haki Abazi ‘godet’ Vlora Çitakun: Ambasada jonë në SHBA i ka shërbyer më shumë Presidentit se Kosovës

Aktuale February 22, 2020 - 22:31
Haki Abazi zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se rasti me lajmin e njohjes së pavarësisë nga Xhamajka është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara.

Ai shtoi se, kjo gafë është pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale.

Tutje Abazi tha se duhet të mësohemi që kjo përgjegjësi të gjendet edhe tek individët që mbajnë poste diplomatike.

Po ashtu, Abazi tha se ambasada në SHBA i ka shërbyer më shumë presidentit Thaçi se sa interesit të Kosovës.“Kjo puna e Xhamajkës është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara. Kemi një ambasadë në SHBA, që fatkeqësisht, jo për të drejtuar gishtin, që ka shërbyer më shumë si shërbim i presidentit se sa interesit të Kosovës, duke qenë se edhe presidenti edhe ambasadorja vijnë nga e njëjta parti politike, nga e njëjta vijë interesi. Kur kemi raste të tilla, kur bëjmë gafa si pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale, atëherë sigurisht që do të mësohemi që përgjegjësia është edhe tek individët, që mbajnë postet në vijën diplomatike” ka thënë Abazi