Berisha ngre alarmin për Koronavirusin: Pas dere ose ka hyrë në Shqipëri, çështje orësh

Berisha ngre alarmin për Koronavirusin: Pas dere ose ka hyrë në Shqipëri, çështje orësh

Aktuale February 22, 2020 - 15:35

Pas bërjes publike të lajmit se në Itali janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi, ka reaguar edhe ish-kryeminstri Sali Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ngre alarmin se në Shqipëri ka hyrë koronavirusi dhe se sipas tij do të përhapët shpejt, për punë orësh.

“Në Shqipëri ka shumë mundësi që Koronavirusi të ketë ardhur dhe të jetë duke u përhapur pa asnjë pengesë.Përndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshëm çështje ditësh apo dhe orësh do të vije në Shqipëri”, shkruan Berisha në Facebook.

Po ashtu ish-kryeministri shton se: Perveç mashtrimeve te shpeshta dhe kriminale qe zedheneses se tij, ndrikull Hajnise ne Shqiperi nuk eshte marre asnje mase reale efektive per parandalinim dhe perballjen me kete epidemi brutale me vdekshmeri te larte. Nuk jane bere dhe nuk behen kontrollet ne aeroporte per persona qe vijne nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantines dhe trajtimit te personave te dyshimit apo me shenja te qarta te smundjes, mungojne maskat antivirale, respiratoret ne sasine e duhur.

Postimi i plotë

Koronavirusi anteportam?
Apo ka hyre ne Shqiperi?

Miq, Italia, vendi fqinj me te cilin Shqiperia ka shkembimet me intensive njerezore etj, eshte ne emergjence nga Koronavirusi.

Ne Shqiperi ka shume mundesi qe Koronavirusi te kete ardhur dhe te jete duke u perhapur pa asnje pengese.

Perndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshem ceshtje ditesh apo dhe oresh do te vije ne Shqiperi.

Duke ju bere thirrje banoreve te ruajne gjakftohtesine dhe rikujtuar se paniku eshte aleat i virusit, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal te Edvin Mashtrimit ndaj ketij problemi vertet madhor.

Perveç mashtrimeve te shpeshta dhe kriminale qe zedheneses se tij, ndrikull Hajnise ne Shqiperi nuk eshte marre asnje mase reale efektive per parandalinim dhe perballjen me kete epidemi brutale me vdekshmeri te larte. Nuk jane bere dhe nuk behen kontrollet ne aeroporte per persona qe vijne nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantines dhe trajtimit te personave te dyshimit apo me shenja te qarta te smundjes, mungojne maskat antivirale, respiratoret ne sasine e duhur.

Te gjithe kete situate katastrofale Edivin Hajduti dhe ndrikull Hajnia jane perpjekur ta mbulojne me mashtrime te perditshme per qendren sekrete te Kararantines per te cilen i ka lakmuar edhe Korea Veriut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise, ju bej thirrje qytetareve te ruajne gjakftohtesine.

Ketu me poshte keni dy shkrime per gjendjen alarmante te krijuar ne Itali nga perhapja e Koronavirusit! sb

Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin jashtë

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus.
Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njejtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Veneto, thanë autoritetet në një konferencë shkencore
Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat në kishë dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merrte masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit.

Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën.
Në Casalpusterlengo, një mesazh i madh elektronik jashtë qytetit shkruan:” Koronavirus: popullsia është e lutur të qëndrojë Brenda shtëpive për parandalim”.

Qyteti I parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testaun për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzanë që ishte tetë muajshe.

Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno, Francesco Passerini se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytetin jugor, Milano.
38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi, është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus, shkruajnë mediat italiane.

Një shok i tij futbollist, djali I një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda.

Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse.