Flasin nga LVV-ja: A do të ketë shkarkime edhe në AKI?
Foto: Zeri

Flasin nga LVV-ja: A do të ketë shkarkime edhe në AKI?

Aktuale February 22, 2020 - 11:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Artan Abrashi, në intervistë dhënë për "Zërin", ka treguar se a pritet që të ketë shkarkime edhe në AKI.

Zëri: A do të ketë shkarkime edhe në AKI?

Abrashi: Çështjen e shkarkimeve ne nuk guxojmë ta marrim si reaksion ndaj individëve ose ndaj vendimeve të qeverisjeve të kaluara. Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t'u paraprijë një lloj analize dhe vlerësimi i punës së tyre. Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime. Deri tash këto shkarkime të cilat janë bërë, në Telekomin e Kosovës dhe në institucionet e tjera, kanë ardhur si rezultat i një pune ose mospune, ose keqpune të jashtëzakonshme, e cila as nuk mund të përshkruhej, pra ishte domosdoshmëri. Prandaj edhe tash e tutje secili bord, secila agjenci, secili organ shtetëror që është në kuadër të kompetencave të ekzekutivit, çështja e emërimit ose e shkarkimit të tyre duhet ta ketë parasysh këtë gjë. Pra, puna e tyre do të jetë ajo që do të vendosë se çka do të ndodhë me të ardhmen e atij bordi, puna e deritanishme e tyre dhe llogaridhënia. Pa dyshim aty ku ka pasur vendime, të cilat kanë qenë shkelje ligjore ose nuk kanë qenë konform ligjeve në fuqi jo vetëm shkarkime, por aty duhet edhe llogaridhënie ligjore, pse jo dhe publike.