Thaçi: Beqiri ishte humanist dhe ekspert i rangut të lartë

Thaçi: Beqiri ishte humanist dhe ekspert i rangut të lartë

Aktuale February 22, 2020 - 11:33

Pas lajmit për vdekjen e mjekut nga Ferizaj, Safet Beqiri, i cili me punën e tij la gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë, ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, raporton zeri.info.

Derisa iu ka shprehur ngushëllime familjarëve me miqve të Beqirit, Thaçi ka thënë se kirurgu kosovar Safet Beqiri ishte humanist dhe ekspert i rangut të lartë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Ai ishte ekspert i rangut të lartë dhe një humanist i dëshmuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri”, ka deklaruar Thaçi.

Beqiri ishte shef i Repartit të Kirurgjisë Torakale në Gjermani. Ai ndihmoi jashtëzakonisht shumë mjekësinë botërore me punën e tij të pakursyer./Zeri