Ndërron jetë mjeku nga Ferizaj që la gjurmë në mjekësinë botërore

Ndërron jetë mjeku nga Ferizaj që la gjurmë në mjekësinë botërore

Aktuale February 22, 2020 - 11:23

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur  se ka ndërruar jetë mjeku i njohur nga Ferizaj, Safet Beqiri, i cili la gjurmë të thella në mjekësinë botërore, raporton zeri.info.

Beqiri Ishte Shef i Repartit të Kirurgjisë Torakale në Gjermani. Si mjek i shkëlqyer ai nuk njihej vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani e shumë shtete të tjera të botës ku kontribuoi palodhshëm në fushën e mjekësisë.

Familjarët e Beqirit i ka ngushëlluar sot Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Pikëllim pafund për ferizajasit që humbën bashkëqytetarin e tyre, kolegët që humbën më të mirin ndër profesion e unë që humba mikun më të veçantë! Ngushëllime familjes, miqve të profesionit e gjithë të njohurve të të ndjerit”, ka shkruar Aliu./Zeri