Qeveria merr vendim për ndërtimet te Liqeni i Badovcit

Qeveria merr vendim për ndërtimet te Liqeni i Badovcit

Aktuale February 22, 2020 - 10:57

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për anulimin e projektit për ndërtimin e lagjes në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Abdixhiku, ka theksuar se qeveria është e interesuar që t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.

Njoftimi i plotë nga ministri i Infrastrukturës

Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë.