Ymeri: Është mirë për Kosovën që e kemi këtë qeveri

Ymeri: Është mirë për Kosovën që e kemi këtë qeveri

Aktuale February 21, 2020 - 22:54

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, që së fundmi ka themeluar një institut për politika sociale “Musine Kokalari”, ka vlerësuar se është mirë për Kosovën që është krijuar qeveria nga koalicioni LVV-LDK.

Ai beson se Qeveria Kurti ka nisur mirë punën në tri javët e para të saj, por mos publikimi i programit qeverisës, sipas Ymerit nuk iu jep hapësirë për të kritikuar ata.

“Së pari mendoj që është shumë mirë që është themeluar qeveria. Mendoj se është mirë për Kosovën që e kemi këtë qeveri, pasi që të dyja kanë vepruar së bashku edhe në opozitë. Në këtë tre javësh një mangësi mjaft e madhe është që nuk kemi një dokument që do të quhej plan programi qeverisës”, ka thënë ai në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin”

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurtit, me bindje shprehet se ai ka ndryshuar që nga marrja e funksionit të Kryeministrit, argument ky i cili sipas Ymerit, është i gabuar.

“Gjatë këtij rrugëtimi politik unë kam parë që ka një ndryshim tek Albini. Unë mendoj që arsyeja e ndryshimit, për faktin se je bërë Kryeministër është gabim”, ka thënë ai.