Reagon edhe ministri Konjufca për skandalin Xhamajka, e gjen fajtorin dhe paralajmëron masa

Reagon edhe ministri Konjufca për skandalin Xhamajka, e gjen fajtorin dhe paralajmëron masa

Aktuale February 21, 2020 - 12:16

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfca, ka reaguar pas mohimit të Xhamajkës se e ka njohur shtetin e Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, edhe Konjufca, ka bërë të ditur se lajmi se shteti i

Xhamajkës e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka ardhur nga ambasadorja Vlora Çitaku.
Ai ka shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”.

Reagimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.
Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.