Shkarkimet e konsujve, Ahmeti: Vendimet e radhës do t’i marrim në kohën e duhur

Shkarkimet e konsujve, Ahmeti: Vendimet e radhës do t’i marrim në kohën e duhur

Aktuale February 21, 2020 - 10:39

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë detaje rreth shfuqizimit të vendimit të Ministrisë së kaluar për konsujt jashtë shtetit.

Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Jashtme, dje ka shfuqizuar këtë vendim, ku shkarkoi 14 konsuj nga detyra.

Ahmeti deklaroi se ky ishte hapi i parë në rrugën për kthimin e rregullit dhe ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

“Vendimi i djeshëm nxiti entuazisëm tek qytetarët dhe anëtarët e Shërbimit të Jashtëm, gjë që tregoi se ka vullnet dhe besim për ndryshimet për të cilat jemi votuar. Por, vendimi i djeshëm nxiti edhe raportime e reagime për raste të tjera të përveçme e të dyshuara për shkelje”.

“Në lidhje me reagimet mbi rastet e tjera, duhet t’i kemi parasysh dy gjëra: Së pari, ne nuk do ta trajtojmë asnjë rast me emër të përveçëm. Pra, do të punojmë që fenomenet e shkeljes së ligjit në Shërbimin e Jashtëm të luftohen, duke mos shikuar emra, prejardhje apo qëndrime partiake.

Së dyti, dje ishte vetëm hapi i parë. Vendimet e radhës do t’i marrim me maturi dhe në kohën e duhur”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.