Njohja nga Xhamajka, Osmani falënderon zyrtarët e këtij shteti

Njohja nga Xhamajka, Osmani falënderon zyrtarët e këtij shteti

Aktuale February 20, 2020 - 22:11

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një tweeti në llogarinë e saj në Twitter, ka falënderuar kryeministrin e Xhamajkës, Andrew Holness, kryetarin e Kuvendit të Xhamajkës, Pearnel Charles dhe kongresistin amerikan Eliot Engel.

Osmani tha “Faleminderit kryeministrit Holness, kryetarit të Kuvendit Charles, për njohjen e Kosovës. Pa dyshuar aspak, vendimi i juaj është vendim i duhur”, shkruan Osmani.

Gjithashtu ajo nuk harroj pa e përmendur edhe kongresistin amerikan dhe mikun e Kosovës, Eliot Engel.

  • “Zoti i bekoftë dy shtetet tona”, shkruan Osmani.