Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Aktuale February 20, 2020 - 18:59
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Krasniqit në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se sot, Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar emërimin e 5 zv.ministrave të parë që do t’i dërgojë në kabinetin qeveritar “Kurti”.

Image