Dy deputetët llapjanë në mbështetje të madhe për Nexhmi Rudarin

Dy deputetët llapjanë në mbështetje të madhe për Nexhmi Rudarin

Aktuale February 19, 2020 - 22:12

Kandidati për kryetar të Podujevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, ka marrë mbështetje të madhe nga ana e dy deputetëve llapjanë, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, deputeti Rekaliu, ka publikuar një fotografi i shoqëruar me deputetin tjetër, Ekrem Hyseni dhe kandidatin për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me Kryetarin”, është përshkrimi që ia ka vënë Rekaliu.