Mediat botërore jehonë thirrjes së Metës për protesta

Mediat botërore jehonë thirrjes së Metës për protesta

Aktuale February 19, 2020 - 20:21

Deklarata e presidentit Ilir Meta për protesta kundër të ashtuquajturit “grusht shteti” nga maxhoranca socialiste është reflektuar gjerësisht në mediat botërore sot pasdite.

New York Times., britanikja Independent, BBC, media të tjera perëndimore si dhe ato serbe e ruse në anglisht kanë pasqyruar zhvillimin me një sens urgjence.

“Presidenti shqiptar bën thirrje për përmbysjen e qeverisë”, “Presidenti kërkon përmbysjen e qeverisë për shkelje të kushtetutës”, “Presidenti cakton 2 marsit për përmbysjen e qeverisë së majtë”, ishin disa nga titujt.