Osmani pret në takim ambasadorin e Sllovenisë: Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Osmani pret në takim ambasadorin e Sllovenisë: Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale February 18, 2020 - 17:04

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë Bojan Bertoncelj.

Bertoncelj ka uruar Osmanin për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe marrjen e detyrës si kryekuvendare.

“Në të njëjtën kohë, ka potencuar se politika e jashtme sllovene e ka në fokus Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Bertoncelj e ka konsideruar fazë të re në politikën kosovare, kryesimin e Kuvendit nga ana e zonjës Osmani. Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se shteti slloven është për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal “- njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani, ka përmendur investimet sllovene në Kosovë dhe ka shtruar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, posaçërisht në fushën e diplomacisë parlamentare.

Ajo e ka njoftuar ambasadorin slloven me krijimin e grupeve parlamentareëtë miqësisë, njëri nga të cilët do të jetë ai me Slloveninë.

Duke e potencuar mbështetjen sllovene në shumë procese, Osmani ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e integrimit evropian.