Bekim Jashari takohet me Vesel Selimin, i cili u plagos në sulmin e parë ndaj Jasharajve

Bekim Jashari takohet me Vesel Selimin, i cili u plagos në sulmin e parë ndaj Jasharajve

Aktuale February 18, 2020 - 14:56

Kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh anëtar i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka takuar sot Vesel Selimin nga Aqareva.

Vesel Selimi, ka qenë pranë familjes Jashari në sulmin e parë që kishte ndodhur mbi këtë familje. Madje, Vesel Selimi, kishte mbetur i plagosur nga ajo betejë.

Në anën tjetër, Bekim Jashari, i cili është djali i heroit Hamzë Jashari, e ka cilësuar si burrë trim Vesel Selimin.

Jashari ka thënë se mburret dhe ndihet krenar për të kaluerën e tyre të përbashkët.

29 vite pas, prap bashkë me Vesel Selimin nga Aqareva, burri trim që në sulmin e parë mbi familjen Jashari, u plagos duke luftuar kundër agresorit serb.

Bisedë e këndshme, kujtime të pa harruara, mburrje e krenar me të kaluarën tonë të përbashkët.