Baton Haxhiu tregon nëse ka gisht në ndarjen e VV-së

Baton Haxhiu tregon nëse ka gisht në ndarjen e VV-së

Aktuale February 17, 2020 - 21:31

Gazetari Baton Haxhiu tregon nëse ndjen përgjegjësi për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Pas ndarjes së partisë që tani udhëhiqet nga Albin Kurti, shumë kritika u drejtuan kah Haxhiu.

Por i ftuar në Pressing në emisionin T7, Haxhiu thotë se ai ishte kundërshtar i kësaj ndarjeje.

“Unë kam qenë kundër që VV të ndahet’, nis rrëfimin e tij Haxhiu.

Ai kujton një emision të transmetuar në televizionin publik të Kosovës ku Kurti ishte paraqitur menjëherë pas lirimit të burgut.

Kjo intervistë e kritikuar nga Haxhiu, shpjegon ai, ndikoi në ftohjen e raporteve mes tij dhe Kurtit.

“Unë e pata shkruar një shkrim që emisioni ishte pa shije”, thotë ai.

“Problemi me Albinin lind aty dhe kemi pasur një pauzë të komunikimit”, shtoi ai.

“Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritetin më të madh, i kam ndihmuar VV’së”, tha Haxhiu.