Kosova ia dhuron Shqipërisë edhe 200.000 euro

Kosova ia dhuron Shqipërisë edhe 200.000 euro

Aktuale February 17, 2020 - 19:24

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’ia dhurojë Republikës së Shqipërisë 200.000 euro për ta ndihmuar në fazen e rehabilitimit dhe rindërtimit, pas dëmeve qe pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Zotimin për dhurimin e kësaj shume e bëri sot Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”, e cila ka për qëllim të ndihmojë financiarisht Shqipërinë në fazën e rehabilitimit.

Postimi i plotë Ministrisë:

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”, e cila ka për qëllim të ndihmojë financiarisht Shqipërinë në fazën e rehabilitimit pas termetit të nëntorit të vitit 2019. Qeveria e Republikës së Kosovës ka zotuar shumën prej 200,000 euro, për ta ndihmuar Shqipërinë në fazen e rehabilitimit dhe rindërtimit, shumë kjo që i shtohet ndihmës financiare prej 500,000 euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas termetit.
Ministri Besnik Bislimi gjatë këtij qëndrimi njëditor në Bruksel, gjithashtu ka takuar edhe Ministrin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Suedisë, Peter Eriksson, ku diskutuan rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe përkrahjes që Suedia ka ofruar për Kosovën që nga paslufta.