Mbi 280 milionë euro të ndara deri më tani për Shqipërinë në Bruksel

Mbi 280 milionë euro të ndara deri më tani për Shqipërinë në Bruksel

Aktuale February 17, 2020 - 18:25

Ka nisur seanca e dytë e Konferencës së Donatorëve në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë sa i takon procesit të rindërtimit, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar, më 26 nëntor.

Më poshtë do të gjeni listën e shteteve ndihmuese shoqëruar me shumën monetare përkatëse.

Holanda– 3 milionë euro grante
Danimarka– 2.7 milionë euro
Polonia– 2.7 milionë euro
Greqia– 2.5 milionë euro dhe ndërtim i 200 banesave
Gjermania– 11 milionë euro
Suedia– 5.6 milionë euro
Bosnja dhe Hercegovina– 100 mijë marka
Britania e Madhe– 1 milion funte
Kroacia– 1 milion euro
Kosova– 200 mijë euro në formën e granteve
Italia– 65 milionë euro
Sllovakia– 250 mijë euro
Austria– 1 milion euro
Franca– 60 milionë euro hua
Sllovenia– 300 mijë euro
Çekia– 9.5 milionë korona çeke
Maqedonia e Veriut– 97 mijë euro
Finlanda– 300 mijë euro
Luksemburgu– 150 mijë euro
Spanja– 25 mijë euro
Bullgaria– 100 mijë euro
Hungaria– 250 mijë euro
Irlanda– 300 mijë euro
Mali i Zi– 500 mijë euro
Serbia– 2 milionë euro grante
Zvicra– 9 milionë euro grante
Katari– 5 milionë dollarë

Ndërkohë që BE ka ndarë 100 milionë euro dhe KE, 15 milionë euro.