
Kosova Airlines i dha krahë flamurit të Kosovës!
Flamuri i Kosovës dha alarmin e parë në botë qysh para 17-vitesh.
Vetëm 5 vite para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ky flamur ka valuar në majat më të larta.
Një afirmim i tillë për vendin tone ishte iniciativë e Avio kompanisë Kosova Airlines e cila për herë të parë para 17 vitesh ateroi me këtë flamur në bishtin e aeroplanit, ku brenda tij po qëndronte ish- presidenti Ibrahim Rugova, ish-kryeministri Bajram Rexhepi.
Tani pas kaq vitesh pamje nga ky moment i madh i ka publikuar, Remzi Ejupi i cili shprehet i lumtur se bashkë me liderët shtetëror ishte pjesë e themeleve të para të shtetit tonë;
“Urime 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Me liderët e Kosovës, ish-presidentin Rugova, ish-kryeministrin Rexhepi filluan themelet e këtij shteti. Para 17 viteve së bashku me zyrtarët ndërkombëtarë prezantuam flamurin e Kosovës, i cili valoi në tëre botën. Një iniciativë e vogël e jona për ta bërë një afirmim të madh në botë të Kosovës nëpërmjet Avio kompanisë ‘Kosova Airlines”, ka shkruar Ejupi./ZERI