Kosovarët konsumojnë 4900 kg nargjile në vit

Kosovarët konsumojnë 4900 kg nargjile në vit

Aktuale February 16, 2020 - 21:36
Në shumë vende në Kosovë mund të gjinden “Shisha bare”. E brenda tyre shumë të rinj tymosin këtë lloj lënde.

Gjithë ky tym krijohet përmes një lëndë që quhet nargjile. Një substancë e tillë nuk prodhohet në Kosovë por importohet nga jashtë. Madje importimi i kësaj substance ka shënuar rritje goxha të madhe kohëve të fundit.

Brenda viti që lamë pas në territorin e Kosovës janë futur plor 4900 kilogram nargjile.  Një gjë të tillë e pohojnë edhe zyrtarët e doganës. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tregon edhe mënyrat se si behët kontrolli i kësaj lëndë.

Por, konsumimi  i një lënde të tillë po del të jetë jo fort i shëndetshëm. Kryeinspektori i sanitarisë Ibrahim Tërshnjaku, thotë se përdorim i kësaj substance paraqet rrezik.Tërshnjaku,  tregon edhe për gjobat që mund t’i shqiptohen shkelësve të ligjit.

Kryeinspektori i Sanitarisë bënë thirrje që të rinjtë ti shmangen përdorimit të nargjilës.