Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë

Aktuale February 03, 2020 - 10:48
Lista Serbe gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti

Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pas pak çastesh pritet të bëhet votimi i qeverisë së re, raporton zeri.info. Lista Serbe gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti

. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha dje se LS nuk e përkrah këtë qeveri. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimi që LS pati me përfaqësuesit e Beogradit zyrtar./Zeri