Kurti ngushëllon familjen e policit të vrarë në Zhur

Kurti ngushëllon familjen e policit të vrarë në Zhur

Aktuale January 28, 2020 - 23:45

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e policit të Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Polici i Kosovës ka vdekur në krye të detyrës gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit.

Ai veç ngushllimeve ka uruar që të plagosurit e tjerë të jenë jashtë rrezikut për jetë.

Ky është postimi i tij;

Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.