Vrasja e policit në Prizren, reagon Thaçi

Vrasja e policit në Prizren, reagon Thaçi

Aktuale January 28, 2020 - 23:34

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rastit në Prizren, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen tre persona të tjerë.

Thaçi në Facebook, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të ndërmarrin masat e ndevojshme për zbardhjen e këtij rasti, përcjell "Zëri.info".

Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime familjes së policit Sami Thaqi dhe kolegëve të tij.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi! HTH