Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës për Liqenin e Badocit
Foto: Laura Hasani

Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës për Liqenin e Badocit

Aktuale January 28, 2020 - 10:44

Njëri nga përfaqësuesit e grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badocit Ali Sefaj para asamblistëve të Kuvendit Komunal, kryetarit Shpend Ahmeti dhe drejtorëve të drejtorive komunale paraqiti tri kërkesa për ta në emër të qytetarëve, raporton “Zëri.info”.

1. Anulimi i vendimit të komunës për caktimin e kushteve ndërtimore,

2. Pezullimin të gjitha vendimeve të zonës 1,3 dhe

3. Deri ne një vendim të ri, fillimi i procedurave që Liqeni i Badovcit të shpallet zonë e mbrojtur e natyrës dhe të bashkohet me Germinë”, ka thënë ai. Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me situatën e fundit të krijuar për ndërtimet qe janë paraparë të bëhen përreth Liqenit të Badocit. /Zëri