Maliqi jep zgjidhjen ideale për arritjen e koalicionit

Maliqi jep zgjidhjen ideale për arritjen e koalicionit

Aktuale January 28, 2020 - 09:36
Glauku Konjufca mos të largohet nga posti i Kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se VV e LDK mund të gjejnë zgjidhje për koalicion duke u marrë vesh që me postin e Kryeparlamentarit të bëhet rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Maliqi ka thënë se që Glauku Konjufca mos të largohet nga posti i Kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

“Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje” shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.