Edhe Frashër Krasniqi e godet Vetëvendosjen, publikon një video të para disa vitesh të Albin Kurtit

Edhe Frashër Krasniqi e godet Vetëvendosjen, publikon një video të para disa vitesh të Albin Kurtit

Aktuale January 27, 2020 - 22:22
Krasniqi thotë se nuk ka më asnjë parim në VV

Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka postuar një video të liderit të VV-së, Albin Kurti, ku fliste për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve për krijimin e Qeverisë.

Krasniqi që kishte qenë edhe në VV ka thënë se Kurti dikur kritikonte për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, e tani vetë VV kërkoi një gjë të tillë për punët e brendshme të vendit.

Krasniqi thotë se nuk ka më asnjë parim në VV dhe tani po bien maskat e VV-së duke treguar atë që dikur thoshte PSD.

Ai sugjeron që ta ndërron edhe emrin kjo parti.

Shkrimi i tij i plotë:

Ja çfarë thoshte dikur Kurti për ndërhyrjet ndërkombëtare.

Erdhi dita që VV të kërkojë tash vetë ndërhyrjen ndërkombëtare në një punë shumë të brendshme për Kosovën.

Shpejt erdhi dita te bien maskat dhe të dal në shesh ajo që e thamë para 2 vitesh: s’ka asnjë parim më në VV. Ka veç popullizëm dhe dëshirë për pushtet. Edhe emrin vetëvendosje duhet t’ia ndërrojnë partisë.

Ju ftoj që ta shpërndani këtë video.

 

Ja çfarë thoshte dikur Kurti për ndërhyrjet ndërkombëtare. Erdhi dita që VV të kërkojë tash vetë ndërhyrjen ndërkombëtare në një punë shumë të brendshme për Kosovën. Shpejt erdhi dita te bien maskat dhe të dal në shesh ajo që e thamë para 2 vitesh: s'ka asnjë parim më në VV. Ka veç popullizëm dhe dëshirë për pushtet me çdo kusht. Edhe emrin vetëvendosje duhet t'ia ndërrojnë partisë. Ju ftoj që ta shpërndani këtë video.

Posted by Frashër Krasniqi on Monday, January 27, 2020