Mustafa ka diçka për të thënë pak para takimit me Kurtin

Mustafa ka diçka për të thënë pak para takimit me Kurtin

Aktuale January 27, 2020 - 16:35

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin.

Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.

” Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, tha ai.

Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur kreu i  LV-së, Albin Kurti./Express/