VV e LDK ‘hallakamë’ për pozita edhe në Prizren

VV e LDK ‘hallakamë’ për pozita edhe në Prizren

Aktuale January 27, 2020 - 15:45
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i kanë punët mirë as në Prizren

Përveç në qendër, për pozita nuk po pajtohen as në qytetin historik të Kosovës. Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është Faruk Dakaj nga Vetëvendosje ai i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal u takon atyre e jo LDK-së.

Pas zgjedhjes së Artan Abrashit si deputet, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbetur pa kryesues. Dakaj në reagimin e tij, ndër të tjera ka shkruar se LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit.

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë:

LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit. (Dhelpër)
Për LDK-në interesi i qytetarit vjen i fundit, sa për PDK-në dihet moti.
Kryesuesi i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të bëhet.
Ndryshe, dy partitë në fjalë, pra VV e LDK janë në koalicion në Prizren, derisa janë në negociata për bashkëqeverisje edhe në nivel vendi.