Haxhiu flet për takimin e paralajmëruar Kurti-Mustafa

Haxhiu flet për takimin e paralajmëruar Kurti-Mustafa

Aktuale January 27, 2020 - 14:48
Nuk është caktuar ende ora e takimit mes LDK-së dhe VV-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka paralajmëruar mundësinë e takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Por, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se nuk kanë caktuar orën e takimit.

“Ende nuk është caktuar ora kur do të mbahet takimi”, është shprehur Haxhiu.

Ndryshe, sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se duhet t’i jepet epilog bisedimeve me Vetëvendosjen.