Istrefi takohet me ministrin Shala, diskutojnë për zhvendosjen e Qendrës së Trajnimeve

Istrefi takohet me ministrin Shala, diskutojnë për zhvendosjen e Qendrës së Trajnimeve

Aktuale January 27, 2020 - 14:35
Istrefi ka bërë të ditur se është diskutuar gjithashtu që Telekomi të komercializojë programet e veta të trajnimit që janë gjithsej 74.

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka njoftuar se është takuar sot me ministrin në detyrë të Inovacionit, Muzafer Shalën për të diskutuar për mundësinë e zhvendosjes së Qendrës së Trajnimeve në Prizren në Qendrën Inovative të qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Istrefi ka bërë të ditur se është diskutuar gjithashtu që Telekomi të komercializojë programet e veta të trajnimit që janë gjithsej 74.

“Bashkë me ministrin Shala diskutuam për mundësinë që këto trajnime tu ofrojmë të gjithë qytetarëve tanë ngase ne si kompani publike kemi obligim që të ofrojmë shërbime kualitative me çmimet më të mira në treg. Ndër trajnimet më të rëndësishme që Telekomi do të ofrojë janë edhe ato të CISCO-s dhe MICROSOFT”, ka deklaruar Istrefi.

Në anën tjetër, ministri në detyrë, ka pohuar se është i rëndësishëm orientimi strategjik që ka vendosur që të ndjekë Telekomi.

“Ministri i Inovacionit, Muzafer Shala pohoi se është shumë i rëndësishëm orientimi strategjik që Telekomi ka vendosur ta ndjekë, gjithashtu është jashtëzakonisht me rëndësi kur menaxhmenti e di saktë se çfarë dëshiron të arrijë dhe me sa mësova nga takimi me z.Istrefi këto dy veprime janë të qarta për ta dhe nuk dyshoj që do të arrijnë suksesin që synojnë. Ai gjithashtu bëri thirrje që kompania në fjalë të mbështetet nga institucionet vendore. Në anën tjetër marrëveshja për shfrytëzim të hapësirës së Qendrës Inovative do të nënshkruhet shumë shpejt”, bëhet e ditur