Çfarë tha Kurti për koalicionin me LDK’në gjatë qëndrimit në një familje në Pejë

Çfarë tha Kurti për koalicionin me LDK’në gjatë qëndrimit në një familje në Pejë

Aktuale January 27, 2020 - 14:18
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shprehet i bindur se brenda LDK-së ka zyrtarë që nuk e duan koalicionin me të

Ndërsa ka thënë se një pjesë tjetër brenda LDK-së po duan që marrëveshjen ta shtyjnë deri në fund të afatit.

Në një video amatore të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, Kurti flet mundësinë e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, pasi pyetet nga disa qytetarë në Pejë.

“Nesër bëhet një javë që ne e kemi dorëzuar propozimin te LDK-ja. Prej nesër na mbesin edhe 8 ditë, diku deri më 4 shkurt”.

“Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë ditës së diel në një të pame në komunën e Pejës, ku qëndroi për ngushëllime, së bashku me kryeparlamentarin nga partia e tij, Glauk Konjufca.

 

Kurti për LDK-në: S’po di a po fitojnë ata që s’po duan marrëveshje, apo ata që po e shtyjnë deri në fund from Ekonomia Online on Vimeo.