Kurti zbulon vendtakimin e së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë
Foto: Laura Hasani

Kurti zbulon vendtakimin e së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Aktuale January 27, 2020 - 14:12
Kreu i LV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafën

Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prap me të parin e LDK-së, mirëpo, që nuk është vendosur ora.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LV-së