Koronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Koronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Aktuale January 27, 2020 - 13:31
Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me koronavirusin

Virusi i cili ka prekur Kinën dhe disa vende të tjera në botë, i njohur si koronavirus, ka bërë që institucionet shëndetësore në Kosovë të reagojnë dhe të marrin masa parandaluese, në rast se ky virus arrin në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), kanë zhvilluar sot takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me koronavirusin, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Image

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Institutit Kombëtar me ekipin e epidemiologeve nga Instituti, zhvilluan një takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me koronavirusin.
Pasi që ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, IKSHPK rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë:

• Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.
• Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.
• Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:

ë skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”
ë kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:
ë ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Ëuhan, Kinë.
– ose –
ë në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.