LDK nuk lëshon pe nga pozita e kryeparlamentarit, mësohet takimi i radhës me VV-në

LDK nuk lëshon pe nga pozita e kryeparlamentarit, mësohet takimi i radhës me VV-në

Aktuale January 27, 2020 - 13:19
Takimi mes kryetarit LDK-së, Isa Mustafa, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të mbahet pasdite

Po ashtu ky burim ka thënë se LDK-ja nuk do të lëshojë pe nga pozita e kryeparlamentarit.

“Po, takimi do të ndodhë sot pasdite. LDK-ja ka qëndrimin që nuk lëshon pe nga pozita e kryeparlamentarit”, ka thënë ky burim për Koha.net.

LDK-ja në ofertën e fundit publike i kërkoi VV-së ta lëshojë postin e kryeparlamentarit dhe kjo pozitë t’i takojë LDK-së deri në momentin e votimit të presidentit të ri. Pasi të marrë presidentin, LDK-ja ka thënë se do të kthente postin e kryeparlamentarit te VV-ja.
Glauk Konjufca i VV-së është kryeparlamentar që nga 26 dhjetori. Ai u votua edhe nga deputetë të LDK-së në seancën konstituive, edhe pse partitë kishin shkuar pa marrëveshje paraprake.