Berlin, përfundon takimi për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi

Berlin, përfundon takimi për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi

Aktuale January 27, 2020 - 12:53
Ende nuk dihen detajet e këtij takimi.

Ka përfunduar takimi në Berlin për rihapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Tanjug, ky takim i organizuar nga ambasadori Richard Grennel ka zgjatur më shumë se tre orë, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk dihen detajet e këtij takimi.

Por kujtojmë se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka autorizuar dy persona për t’i negociuar detajet në Berlin rreth marrëveshjes hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se emrat e dy zyrtarëve që e përbëjnë delegacionin kosovar janë:  Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, njofton Klan Kosova.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij delegacioni.