Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Aktuale January 25, 2020 - 19:58

Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjet e viktimave, që kanë humbur jetën në tërmetin që ka goditur mbrëmë Turqinë.

Nga tërmekëti shkatërrimtar që ka goditur Turqinë, deri më tani janë konfirmuar 22 të vdekur dhe 1000 të lënduar, ndërsa janë shkatërruar qindra pallate.

“Lëvizja Vetëvendosje pranoi me shqetësim lajmin tragjik për termetin e mbrëmshëm që goditi provincën Elazig, të Turqisë. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente, jemi në solidaritet me ekipet e shpëtimit në Turqi, të cilat janë duke bërë punë të palodhshme për shpëtimin e të ngujuarve nën rrënojat e shkaktuara na ky termet”, thotë LVV.