Zyrtari i VV-së deklarohet pas ftesës nga Specialja, mallkon deputetët që votuan pro saj!

Zyrtari i VV-së deklarohet pas ftesës nga Specialja, mallkon deputetët që votuan pro saj!

Aktuale January 25, 2020 - 11:57

Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvevendosje”, Emrush Xhemajli ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka konfirmuar këtë ftesë duke thënë se dihet qëndrimi i tij për Specialen.

Mirëpo, Xhemajli kishte një porosi për gjithë deputetët që e votuan këtë gjykatë. 

“Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit.

Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!

Emrush Xhemajli, Prishtinë 25 janar 2020.