Lirak Çelaj: ADN’ja e PDK’së ka kohë që po dëmtohet

Lirak Çelaj: ADN’ja e PDK’së ka kohë që po dëmtohet

Aktuale January 23, 2020 - 19:47
"Këshilli Drejtues dhe Kryesia janë shndërruar në një vend ku secili mund të thotë çka të dojë por jo se përfillen mendimet"

Nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë Lirak Çelaj ka folur mbi mungesën e demokracisë së brendshme që ka filluar të mbizotërojë tash e sa kohë në PDK.

Çelaj tutje tregon se arsyeja pse ka vendosur të flasë publikisht për këto probleme, është që t’i shërbejë përmirësimit të kësaj situate.

“Arsyeja pse kam vendosur të flas publikisht është sepse brenda organeve të partisë nuk po dëgjohet zëri, jo sepse ta ndalon dikush por Këshilli Drejtues dhe Kryesia janë shndërruar në një vend ku secili mund të thotë çka të dojë por jo se përfillen mendimet”, është shprehur Çelaj.

Megjithatë, Çelaj tha se arsyeja ka ideja ka pasë qëllimin e mirë.

“Qëllimi im ka qenë që të hapi debatin me qëllimin e mirë për të përmirësuar qeverisjen në PDK, sepse mendoj që ka shumë hapësirë dhe po shkelen shumë parime mbi të cilat është themelu PDK-ja dhe kjo është arsyeja pse unë kam dal në publik”, ka thënë Çelaj në Blic.

Sipas tij, ADN’ja e PDK’së ka kohë që ka filluar të dëmtohet

“Ka kohë që ka filluar të dëmtohet ADN-ja e PDK-së dhe njerëzit të cilët bartin disa vlera mbi të cilat është themeluar PDK-ja po largohen” ka theksu