Grenell, pas takimit me Mustafën: Faleminderit Isë, pajtohem

Grenell, pas takimit me Mustafën: Faleminderit Isë, pajtohem

Aktuale January 23, 2020 - 18:23
Richard Grenell, po qëndron në Kosovë nga dita e djeshme.

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës e Serb isë, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, po qëndron në Kosovë nga dita e djeshme.

Pasi takoi mbrëmë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në vend.

Pasi takoi kreun e LVV-së, Albin Kurtin, ai i shkoi në konak edhe LDK-së, ku u prit në një takim nga krerët e kësaj partie, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa.

E Mustafa, pas takimit shkoi në Twitter për takimin, duke thënë se “ishte një takim shumë produktiv” me Grenellin dhe se “u pajtuam që rruga përpara për Kosovën është zhvillimi ekonomik dhe se ky duhet të jetë prioriteti kryesor i vendit tonë”.

Ndaj këtij postimi, ka reaguar Grenelli shkurtimisht, duke thënë: “Faleminderit Isë. Pajtohem”.

Image