Abrashi: Ardhja e Grenell ishte mesazh për VV’në e LDK’në

Abrashi: Ardhja e Grenell ishte mesazh për VV’në e LDK’në

Aktuale January 23, 2020 - 18:16
Ardhja e Grenellit, sipas Abrashit po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit

Sekretari Organizativ i LDK’së Arban Abrashi tha se vizita e të Dërguarit të  Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell shihet si mesazh i qartë për dy partitë të cilat po tentojnë të arrijnë marrëveshje se Kosova duhet të ketë një stabilitet politik.

Ardhja e Grenellit, sipas Abrashit po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit  i cili siç thotë ai dëshiron stabilitet në mënyrë që të inevstojnë kompani të mëdha në Kosovë.

“Tani po shohim një dorë shumë të fuqishëm të Trumpit. Mesazhi është shumë  qartë i tij, i ka takuar partitë që janë për krijimin e qeverisë, ka përmendur edhe marrëveshjen, me Serbinë i ka drejtu mesazh dy partive që po tentojnë krijimin e institucioneve, mesazh korrekt, edhe SHBA dëshirojnë të përqojnë mesazh se si Trump, kompanitë e mëdha duan të inevsotojnë në Kosovë por që duhet stabilitet i madhë politik, ky ësshtë mesazhë i SHBA se e ka këtë çështje seriozisht”, tha Abrashi në Klan Kosova.