Grenell takon sot së pari Kurtin, më pas Mustafën

Grenell takon sot së pari Kurtin, më pas Mustafën

Aktuale January 23, 2020 - 08:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të pres sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar për Indeksonline se takimi Grenell-Kurti zhvillohet në ora 10:30, në zyret e VV-së.

Gjatë mbrëmjes së kaluar Grenell pati një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi ku u theksua edhe njëherë roli që ka ShBA lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të zhvillimit të Kosovës në përgjithësi.

Grenell sot do të takojë edhe të parin e LDK-së, Isa Mustafa duke filluar nga ora 11:30.