Thaçi flet pas darkës me Grenell, tregon për çfarë biseduan

Thaçi flet pas darkës me Grenell, tregon për çfarë biseduan

Aktuale January 22, 2020 - 22:22

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në darkën e punës që e kishte me të Dërguarin e Posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ambasadorin Richard Grenell kanë biseduar për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se “lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.