Deputeti i VV-së me krahasim interesant: Bisedimet LVV-LDK si periudha nëntë mujore e një gruaje shtatzanë

Deputeti i VV-së me krahasim interesant: Bisedimet LVV-LDK si periudha nëntë mujore e një gruaje shtatzanë

Aktuale January 22, 2020 - 20:47

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka bërë një krahasim interesant sa i përket bisedimeve për koalicion LVV-LDK.

Basha thotë se situata e bisedimeve mes këtyre dy partive ngjason me muajt që një grua kalon kur është shtatzënë.

“Kjo është si një grua shtatzënë, përgjatë nëntë muajve, me dhimbje e mund. Por kur lind fëmija, harrohen të gjitha ato. Kështu edhe me lindjen e Qeverisë së re, do të harrohen këto dhe Qeveria s’do me thanë që ka me qenë shumë e keqe, por e mirë’’, ka thënë ai në Rubikon raporton Gazeta Blic.