BE përgëzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës pas marrëveshjes për linjën Prishtinë-Beograd

BE përgëzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës pas marrëveshjes për linjën Prishtinë-Beograd

Aktuale January 22, 2020 - 19:03

Autoriteti i Aviacioit Cicili i Kosovës, sot është vizituar nga zyrtarë të zyrës së BE-së në Kosovë.

Drejtori i AAC-së, Esat Berisha, ka pritur sot në një vizitë zyrtare zëvendës-shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, me të cilin kanë folur për procesin e normalizimin të hapësirës së ulët ajrore në vendin tonë.

Serri gjatë takimit, ka përgëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të AAC-së, për punën që kishte bërë rreth zhvillimeve të fundit sa i përket letrës së interesit për realizimin e fluturimeve në mes të ANP “Adem Jashari” dhe Beogradit.

Berisha e njoftoi zëvendës-shefin e BE-së në Kosovë, që Autoriteti i Aviacionit Civil është duke punuar në mënyrë intensive së bashku me NATO-n dhe KFOR-in, në kuadër të takimeve të BANM (Balkans Airspace Normalization Meeting) për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe hapjen sa më të shpejtë të korridoreve të reja ajrore.

Sa i përket pranimit të letrës së interesit nga kompania “Lufthansa” për operimin e linjës Prishtinë – Beograd, Berisha shprehi gatishmërinë e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për dhënie e përkrahjes maksimale në realizimin e këtij fluturimi.

Të dyja palët u dakorduan që të mbajnë takime të vazhdueshme edhe në të ardhmen./ZERI/