PDK mbledh kryesinë e re

PDK mbledh kryesinë e re

Aktuale January 22, 2020 - 12:36

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për herë të parë që nga zgjedhja e saj.

Në këtë mbledhje po diskutohen çështjet e brendshme të partisë dhe aktualiteti politik në vend si dhe qëndrimet e partisë.

Pas mbledhjes, PDK tha se do të deklarohen përmes një komunikate për media.  

Ndryshe, e njëjta parti sot pati reagim për vendimin në rastin “Syri i Popullit” ku lideri i këtij subjekti Kadri Veseli ka qenë dëshmitar. Ata e quajtën dënimin si një lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Për më tepër, PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist.