Pamje dramatike nga atentati ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 2005 (Video)

Pamje dramatike nga atentati ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 2005 (Video)

Aktuale January 21, 2020 - 21:56

“Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë”, këto ishin fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, pasi i kishte shpëtuar atentatit më 15 mars 2005.

Në një konferencë që Rugova e kishte mbajtur pak pas atentatit, kishte folur për këtë ngjarje.

“Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft këso. Tash një vit gjuajtën mbi shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat...”, kishte thënë Rugova, pas atentatit në një konferencë që kishte mbajtur me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, transmeton Zëri.info

Në atë kohë Solana kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Ramush Haradinajt dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për qeverinë që do ta pasonte atë.

Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë kishte thënë se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën "Ramiz Sadiku", prapa Teatrit Kombëtar.

Kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë.

Pas një viti nga ky atentat, Rugova vdes nga një sëmundje e rëndë më 21 janar 2006./ZERI/