Pas Selim Krasniqit, vjen ftesa e dytë për sot nga Gjykata Speciale

Pas Selim Krasniqit, vjen ftesa e dytë për sot nga Gjykata Speciale

Aktuale January 21, 2020 - 16:36
Ftesa e dytë brenda ditës

Gjykata Speciale po vazhdon t’i ftojë ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për intervistim.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Specialja ka ftuar dy ish pjesëtarë të UÇK-së, nga Zona Operative e Pashtrikut.

Janë këta Burim Fazliu i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, derisa, Selim Krasniqi, në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut!”, ka thënë Gucati.

Numri i të ftuarve nga Specialja tashmë ka arritur në qindra, duke përfshirë edhe ish krerët e UÇK-së, si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku e udhëheqës tjerë.